Funksioni Keshillit Qarkut

Këshilli i Qarkut i ushtron rolin dhe funksionet bazuar në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

Neni 31

Funksionet e qarkut

1. Funksionet e qarkut janë ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale, harmonizimi i tyre me politikat shtetërore, në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.

2. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë bashki, brenda territorit të qarkut, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.

3. Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të parashikuara në nenin 22 të këtij ligji.