Sot Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Astrit Dobrushi mori pjesë në inagurimin e rrugës nga Dobruna deri në kufirin me Kosovën, rrugë kjo e rëndësishme që përshkon gjatësinë prej 10 km, e që afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës.
Pas marrëveshjes ndërshtetërore mes Republikës Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për investimet e përbashkëta në projekte të infrastrukturës rrugore, sot u bë inaguruam i rrugës, që e lidhë Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës.