Valbona

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si

mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25–30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram

Currit, Rrethin e Tropojës. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një

kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe

të papritura.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.

Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që

përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe

përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.

Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës

është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet

shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga

turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo

traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Gjeografi

Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e

alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat

dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të

dendura shiu e bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe

erëra. Nga Mbaskollat deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj

temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe ajo e

korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë 2082 milimetra, ndërsa lartësia

maksimale e dëborës shkon deri në 224 centimetra me mesatare 94 centimetra.

Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të njëjtin emër, ku ushqehet

me burime karstike në lartësinë 1450 m. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e

këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Nga ky fshat deri në

atë të Valbonës (Selimaj) është 7 kilometra. Sipërfaqja e ujit mungon gjatë verës për

shkak të natyrës karstike. Në sektorin e poshtëm, ndanë kalimit në pellgun e

Tropojës, Valbona merr degët e rëndësishme, që janë lumi i Gashit (në Shoshan) dhe

atë të Bushtricës (Bujan), që e pasurojnë atë më tej. Prurja në Dragobi dhe Gri është

respektivisht 12.2 m kub në sek dhe 33.3 metra kub në sekondë. Prurjet maksimale

janë në maj dhe lidhen me shkrirjen e borës, kurse prurjet minimale janë 3.7 metra kub

në sekondë dhe 11 metra kub në sekondë. Prurjet janë më të mëdha në vjeshtë.

Tokat e murrme pyjore shtrihen mes lartësive 500-1200 metra; tokat e kadifenjta

shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në

lartësinë 400-900 metra.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine

shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor

të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e

Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë

digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin

është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e

Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë

me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e

huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë

të vendit.

Turizmi

Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati

Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar

prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra

dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri.

Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e

ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që

shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë

lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të

Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë

përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të

arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe

Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura

të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to,

do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë

fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që

nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e

izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.

 

Transporti

Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet rreth 6 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e

rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim

me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë

mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e

liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm

nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe

luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në

brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të

hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat 2 orë e 10 minuta. Me

ndërtimin e Autostradës “Rruga e Kombit” e cila vazhdon edhe në Kosovë me emrin

Autostrada “Ibarahim Rugova”, ka shkurtuar distancën nga Tirana në Luginën e

Valbonës, pasi mund të shkohet edhe nëpërmjet rrugës Gjakovë –Tropojë-Bajram Curri

– Valbone, udhetim që zgjate rreth 5 orë.

Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me çdo lloj mjeti, si edhe me furgon.

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të

kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së

Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë

udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate

shkëmbore dhe pyje me ahe bredh. Rruga është e asfaltuar dhe e kalueshme për çdo

lloj mjeti. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëratjetrës

për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më

sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare.

Pothuajse në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një

ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë

në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, mes pyllit të

dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë

ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të

Alpeve.